Pa Majlindën në Baku
12.05.2015 15:59
Kampionia e dyfishtë e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi (52 kg), edhe zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e garave në Lojërat Olimpike Evropiane...

Driton Kuka, trajner i Majlindës, këtë e pati thënë edhe para disa javësh se nuk do të shkojë në Baku dhe edhe një herë konfirmojë se nuk do të shkojë, për shkak që Majlinda prioritet e ka të përgatitet për Lojërat Olimpike – Rio 2016.
“Kam njoftuar zyrtarisht përmes një e-maili Federatën Evropiane të Xhudos dhe Komitetin Olimpik të Kosovës se kampionia e botës dhe e Evropës, Majlinda Kelmendi, nuk do të marrë pjesë në Lojëra Evropiane”, ka thënë Kukaj.
