Interi rigjen fitoren me protagonist Asllanin

04.05.2025 19:58

Interi të shtunën mbrëma fitoi ndaj Veronas...

Interi të shtunën mbrëma fitoi ndaj Veronas me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 35-të të Serie A.

Golin e fitores për “nerazzurrët” e realizoi Asllani nga penalltia në minutën e nëntë.

23-vjeçari Asllani në 31 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime. Ai e kompletoi ndeshjen.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro. Interi ka 74 pikë dhe është në vendin e dytë. Napoli është lider me tri pikë më shumë.