Gostivari braktis LPFM-në

04.05.2025 20:52

Gostivari është skuadra e dytë e cila sivjet braktis elitën e futbollit vendor, pasi vetëm një javë më parë të njëjtën e bëri Voska....

Drejtuesit e skuadrës së Gostivarit morrën vendimin për braktisjen e Ligës së parë Futbollistike. Për këtë vendim gostivarasit mbrëmjen e kaluar përmes një kumtese njotuan opinionin dhe FFM-në.

Në kumtesën e shkruan në anglisht ndër të tjerat thuhet se skuadra sivjet nga ana e FFM-së, ka marrë më shum dënime dhe masa disiplinore dhe se nuk do të jetë skuadra e parë që sivjet braktis kampionatin vendor. 

Skuadra e Gostivarit, javën e shkuar braktisin ndeshjen kampionale me Rabotniçkin dhe me këtë rast morrën dënime nga FFM-ja.

Klubit iu morrën 9 pikë, predisenti, trajneri dhe kapiteni  morën dënime me nga dy vjet mos pasje ushtrim detyre në futboll, përderisa të gjithë futbollistët që ishin në process verbal u gjobitën me nga 500 euro.

Po ashtu Gostivari u dënua me 10 ndeshje luajtje larg fushës të cilën do ta kishin paraqitur si fushë vendase.

Javën e shkuar Voska Sport, e braktisi LPFM-në.