LPFM, titulli kampion drejt Tetovës
05.05.2025 11:07
Kur duhen edhe tre javë nga mbyllja e kampionatit, llogaritë janë duke u bërë për dy vende që do të sigurohen në Kupat e Europës, nga kampionati....

Kur duhen edhe tre javë nga mbyllja e kampionatit, llogaritë janë duke u bërë për dy vende që do të sigurohen në Kupat e Europës, nga kampionati. Bileta e tretë e Europa League, do të jepet për fituesin e Kupës së Maqedonisë, do t’i përkasë Strugës ose Vardarit. Skuadra e Shkëdijës së Tetovës, as në përballjen e katërt me Struga TL, nuk ia doli të del fituese dhe këta u ndanë me barazimin 1:1. Kështu tetovarët nuk ia dolën që të shfrytëzojnë po ashtu barazimin e Sileksit me Rabotniçkin në Shkup dhe të bënin një hap më pranë titullit kampion. Dallimi në pikë mes këtyre dy skuadrave sërish mbetet i njëjtë. Deri në përfundimin e kampionatit të sivjem ka edhe tre ndeshje dhe në një nga ato Shkëndija do mer tre pikë në tavolinë, ndërsa në dy të tjerat do të luaj me Rabotniçkin, që të mërkurënnë dhe Sileksin po ashtu në terren vendas.
Në anën tjetër skuadra e Rabotnickit në tri ndeshjet e fundit duhet të fitojë spaku 1 pikë dhe kështu do ta siguronte spaku vendin e tretë në renditjen përfundimtare të LPFM-së.
Ndërsa skuadra e Besës nga Dobërdolli në derbin e pjesës së poshtme të renditjes me rezultatin minimal 2:1 e ka mundur Brerën dhe kështu ka rritur gjasat për të luajtur balotazh me skuadrën e tretë të Ligës së Dytë. (Gazetar: Safet Ademi)