Maqedoni
Myftinia e Shkupit: Jemi të gatshëm për debat publik me BFI-në
12.05.2015 16:05
Myftinia e Shkupit ka reaguar pas paraqitjeve dhe akuzave mediatike lëshuar ndaj saj, nga BFI...

“Në paraqitjet e ndryshme, intervistat dhe deklaratat nëpër media të dshëna nga BFI, e që kanë për qëllim të na devalvojnë, marrë parasysh gjithashtu edhe komentimet e kushtetutës që bëjnë gjatë bisedës persona nga BFI, dëshmohet se ata e quajnë veten mbi Kushtetutën. Madje, na akuzojnë dhe shpifin se ne jemi “puçistë”. Ne ua bëjmë me dije opinionit public, se askujt nuk i kemi uzurpuar asgjë, dhe jemi të gatshëm për debat publik me Rijasetin e BFI-së”, thuhet në reagimin e Myftinisë së Shkupit.
