Ardon Jashari e fiton kupën e Belgjikës

05.05.2025 11:08

Pas Ezgjan Alioskit edhe një futbollist shqiptar me prejadhje nga Maqedonia e Veriut, ka fituar trofe në këtë sezonë....

Pas Ezgjan Alioskit edhe një futbollist shqiptar me prejadhje nga Maqedonia e Veriut, ka fituar trofe në këtë sezonë. Mesfushori kumanovar  Ardon Jashari e ka fituar Kupën e Belgjikës me Club Bruggen. Këta të dielën mbrëma në finale e mposhtën skuadrën e Besnik Hasit, Anderlechtin me rezultatin 2:1. Reprezentuesi i Zvicrës, Jashari, e kompletoi ndeshjen.
 
Për kumanovarin 22-vjeçar ky është trofeu i parë në karrierë. Jashari është duke kaluar formë të lartë këtë edicion, ku 48 ndeshjet e zhvilluara ai ka kontribuar me katër gola dhe gjashtë asistime. Për Bruggen ky është trofeu i 12-të i Kupës së Belgjikës dhe është klubi më i suksesshëm në këtë garë. (Gazetar: Safet Ademi)