Indiana befason Cleveland në gjysmëfinalen e parë
05.05.2025 11:10
Përderisa në konferencën e Perëndimit u luajt ndeshja e fundit e fazës së parë të mbiluajtjes...

Përderisa në konferencën e Perëndimit u luajt ndeshja e fundit e fazës së parë të mbiluajtjes, në Lindje është laujtur ndeshja e parë e raundit të dytë në të cilën Indiana Pacers si mysafir me 121:112 e mundi Cleveland Cavaliers. Mysafirët nga Indiana, deri tek kjo fitore erdhën falë lojës së shkelqyeshme kolektive, ku të gjithë basketbollistët e pesëshes së parë, shënuan 10 e më shumë pikë. Më I spikatur me 23 pikë ishte Andre Nembhard, ndërsa Tyrese Haliburton shënoi 22 dhe kishte 13 asistime. Tek skuadra e Cleveland-it, Donovan Mitchell shënoi 33 pikë.
Ndërsa skuadra e Golden State Ëarriors, është e fundit që ka siguruar kualifikimin në fazën e dytë të “play offit” në NBA. Këta në ndeshjen e shtatë me 103-89 në transfertë e mundën Houston Rockets dhe në raundin e dytë do të përballen me Minnesotën, që eliminoi Los Angeles Lakers. (Gazetar: Safet Ademi)
