Formula 1, Piastri fiton garën e katërt sezonale

05.05.2025 11:12

Piloti australian Oscar Piastri me McLaren fitoi garën e Çmimit të Madh të Majemit në Formula 1...

Piloti australian Oscar Piastri me McLaren fitoi garën e Çmimit të Madh të Majemit në Formula 1, fitorja e tretë me radhë dhe e katërta sezonale për pilotin australian në 6 gara ia ka siuruar kryesimin e renditjes së pilotëve. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, britaniku Lando Norris, ndërkohë që në podium u ngjit edhe George Russell me Mercedes.
 
Max Verstappen, i cili në provat e së shtunës ishte më i shpjeti u rendit në pozitën e katërt. Piastri, i cili garën në Majemi e nisi nga pozita e tretë,  me 131 pikë e kryeson renditjen e pilotëve, ndërsa pas tij janë Norris me 115 dhe Verstappen me 99 pikë. Gara e ardhshme  është ajo për çmimin e madh “Emilia-Romagne” e cila do të zhvillohet me 18 maj në Imola. Këtë sezonë do të zhvillohen gjithsej 24 gara. (Gazetar: Safet Ademi)