Maqedoni
Sot pritet të takohen Mickoski dhe Taravari, do të diskutohet për funksionin e ASh-së në Qeveri
05.05.2025 11:22
Kryeministri, Hristijan Mickoski, për sot ka paralajmëruar takim me kreun e ASh-së...

Kryeministri, Hristijan Mickoski, për sot ka paralajmëruar takim me kreun e ASh-së, Arben Taravari, për të diskutuar për raportet brenda koalicionit pas çarjes së koalicionit shqiptar VLEN, që është pjesë e koalicionit qeveritar.
Mickoski e ka këshilluar kreun e BDI-së, që të bëjë reforma programore dhe kadrovike brenda partisë së tij dhe të mos jetojë në të kaluarën, por të shohë drejt të ardhmes.
Kjo deklaratë është përgjigje e deklaratës së Ahmetit se nëse detyrohet të dalë në rrugë nuk kthehet deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme. Nga ana tjetër, kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se se koalicioni qeveritar është i paqëndrueshëm.
