Rajon
Kosovë, dështon tentativa e 11-të për konstituimin e kuvendit
05.05.2025 11:48
Edhe në përpjekjen e 11-të, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet...
Edhe në përpjekjen e 11-të, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet, për shkak të mungesës së dakordësimit mes partive parlamentare.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i bëri sërish thirrje partive opozitare, PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe, që të propozojnë anëtarë për komisionin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por kërkesa e tij u refuzua. Këto parti vijojnë të kundërshtojnë mënyrën e votimit të propozuar nga LVV-ja, e cila kërkon që kryeparlamentari të zgjidhet përmes votimit të fshehtë. Në sallë ishin të pranishëm 111 deputetë. Seanca pritet të rifillojë të mërkurën më datë 7 maj, në orën 10:00.
