Botë

Përmbyten 4 anije turistike në Kinë, 9 të vdekur dhe 1 i zhdukur

05.05.2025 12:12

Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë shtruar në spital...

Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë shtruar në spital pasi erërat e forta në Kinën jugperëndimore përmbytën 4 anije turistike. 
 
Erërat e forta e të papritura në Kinë shkaktuan përmbytjen e anijeve që po lundronin në lumin e qytezës Qianxi në Guizhou. Presidenti Xi vuri në dukje se aksidente të tjera të ngjashme kishin ndodhur kohët e fundit dhe theksoi rëndësinë e forcimit të masave të sigurisë. Autoriteteve në Kinë u është thënë gjithashtu të rrisin masat e sigurisë publike gjatë sezonit kulmor turistik. Incidenti vjen vetëm dy muaj pasi 11 persona u vranë në një aksident tjetër, kur një varkë pasagjerësh goditi një anije industriale në provincën Hunan të Kinës.