Parlamenti shqiptar kërkon transparencë për Kumanovën
Situata e krijuar Kumanovë u bë objekt diskutimi në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Jashtëm...

Kryetarja Arta Dade shprehu shqetësimin për ngjarjen dhe kërkoi trasparencë nga qeveria e Maqedonisë. Ajo shrehu edhe një herë domosdoshmërinë e dërgimit imediat të ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në RM.
Për deputetin demokrat Aldo Bumçi ajo çka po ndodh në Maqedoni është pasojë e mungesës demokratike dhe e pushtetit putinist, siç e quajti ai mënyrën sesi po qeverise kryeministri Gruevski.
Pak ditë më parë Komisioni i jashtëm disktutoi me dyer të mbyllura situatën e tensionuar në Maqedoni marrë shkas nga lajmet se pre e përgjimeve të urdhëruara nga kryeministri Gruevski kishte rënë edhe kryetari i parlamentit shqiptar, Ilir Meta. (Luljeta Ndoka Likaj, TVM2)
