Situata e fëmijëve dhe adoleshentëve në vend, Gashi: Fëmijët e komunitetit rom duhet të mbështeten

05.05.2025 15:38

Kur bëhet fjalë për fëmijët...

Kur bëhet fjalë për fëmijët, ajo që mi vret më tepër sytë është pjesa e komunitetit rom në vendin tonë, pasi numrat më të lartë të varfërisë, edukimit dhe shumë problemeve të tjera, vijnë nga ky grup. Komuniteti rom nuk duhet të përjashtohet nga shoqëria, por të ndihmohet institucionalisht në të gjitha format, tha  kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në debatin  konsultativ: "Situata e fëmijëve dhe adoleshentëve në Maqedoninë e Veriut".

Gashi tha se Maqedonia ka bërë disa hapa përparimi në këtë drejtim, por ka ende punë.

“Maqedonia e Veriut ka bërë disa hapa të rëndësishme në realizmin e të drejtave të fëmijëve, duke filluar nga ratifikimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve dhe miratimi i akëtëve ligjore, por analiza tregon se ende kemi shumë për të bërë. Sfidat e vazhdueshme kërkojnë angazhim të shtuar, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët me aftësi të kufizuar, dhunën ndaj fëmijëve, shërbimet shëndetësore, arsimimin dhe diskriminimin.”, - deklaroi kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi.

Sipas përfaqësueses së UNICEF-it në vendin tonë, Lesli Miler, fëmijëve duhet t’u sigurohet mbrojtje, arsim dhe shërbime shëndetësore dhe cilësore.

“Zonat gjithëpërfshirëse ku janë të nevojshme aktivitete të vazhdueshme, aty vendoset theksi te masat që janë të nevojshme që të sigurohet mbrojtje te të gjithë fëmijët, por gjithashtu kanë qasje deri te shërbime shëndetësore cilësore, shërbime sociale dhe benefite. Gjithashtu ata mësojnë për trendet globale, që ndikojnë te fëmijët, siç është rritja e teknologjisë digjitale, ndryshimet klimatike, ndotja e ambientit jetësor dhe emigrimi dhe e gjithë kjo e ndryshon fëmijërinë e tyre.”, - theksoi përfaqësuesja e UNICEF-it, Lesli Miler.

Investimi për fëmijët tanë nuk është investim vetëm në shoqërinë, por është dhurim i një fryme të shëndetshme të shoqërisë, u tha në këtë debat.

Qëllimi i kësaj ngjarje është që përmes debatit konstruktiv të analizohet dhe të sigurohet, që çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta për zhvillim dhe mirëqenie. (Abibe Qaili, TVM2)