Maqedoni
Arrijnë ndihmat e para në ”Lagjen e trimave”
12.05.2015 16:25
Apelet e parreshtura për ta ndihmuar popullatën e dëmtuar gjatë përleshjeve të fundjavës në Lagjen e trimave në Kumanovë...

Apelet e parreshtura për ta ndihmuar popullatën e dëmtuar gjatë përleshjeve të fundjavës në Lagjen e trimave në Kumanovë, filluan të japin rezultatet e para. Në Lagjen e trimave, sot regjistruam disa aktiviteti bamirësie.
Shoqata “ Merhamet “nga Tetova në bashkëpunim me shoqatën “ Vizion M“ për të gjitha familjet e dëmtuara sjpërndanë pako me artikuj elementar ushqimor.
Edhe Kryqi i kuq i Kumanovës në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Maqedonisë sollën një kontingjent ndihmash prej 100 pakosh me artikuj ushqimor dhe higjienik.
Edhe shoqata të tjera nga vendi kanë paralajmëruar ndihma të ndryshme për popullatën e dëmtuar në Kumanovë.
NEXHAT AQIFI
