Zgjedhjet në Shqipëri, pritet të mbërrijnë edhe 100 mijë vota nga diaspora

05.05.2025 17:34

Rrugës për fushatën në Korçë...

Rrugës për fushatën në Korçë, Edi Rama nxori telefonin dhe u dërgoi një mesazh emigrantëve për të shfrytëzuar ditët e fundit për të votuar.

Kryetari i Partisë Socialiste injoroi akuzat e opozitës për manipulim.

Pak më vonë demokratët dolën në një konferencë për shtyp për të denoncuar ngjarje, që sipas tyre, janë flagrante e kanë ndodhur në Greqi.

“Votuesit denoncuan tek ne se persona të tjerë ua kanë marrë fletët e votimit.”, - theksoi sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso.

Edhe partia më e madhe opozitare bashkon zërin me Ramën në apelin që u bën votuesve nga jashtë.

Deri më tani, 100 mijë vota nga diaspora nuk kanë mbërritur në Shqipëri dhe zarfet e fundit do të priten të hyjnë në Shqipëri të dielën, deri në orën 19:00. (Luljeta Ndoka, TVM2)