Iran, Trampi kërkon zhbërjen e programit bërthamor
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ka thënë se objektivi i negociatave me Iranin është sigurimi i “zhbërjes së plotë” të programit bërthamor të Teheranit, por se do ta shqyrtonte mundësinë e lejimit të Iranit për ta mbajtur një program civil për energji bërthamore.
Në një intervistë me NBC, më 4 maj, Trampi deklaroi se shpërbërja e programit bërthamor të Iranit do të ishte “krejt çfarë do të pranoja”.
Komenti përbën herën e parë që Trampi ka thënë shprehimisht se çfarë dëshiron të bëjë me programin bërthamor të Iranit, që Teherani thotë se është paqësor. Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, sugjeroi javën e kaluar se Uashingtoni do të ishte i hapur për ta lejuar Iranin të operojë një program paqësor civil bërthamor, duke thënë se “ekziston një mënyrë për ta bërë këtë”.
