Personat me diabet kërkojnë më shumë pompa insuline

05.05.2025 21:02

Vetëm 300 pacientë me diabet të tipit 1...

Vetëm 300 pacientë me diabet të tipit 1 kanë qasje në pompat e insulinës, dhe shoqata po u kërkon autoriteteve të sigurojnë këto pajisje moderne për të paktën 1,000 prej tyre në prokurimin publik të ardhshëm.

Meqenëse Maqedonia ka më pak akses në këto pompa, pacientët mbeten pa mundësinë për të përdorur përfitimet e teknologjive të reja.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravri thotë se numri i pompave të insulinës është rritur në prokurimin publik dyvjeçar.

“Si Ministri e Shëndetësisë edhe Komisioni kombëtar për diabet kanë vendosur që të bëjnë prokurimin e insulinës çdo dy vjet, gjë që më pëlqen. Është shumë më racionale, që të mos ketë mungesë, ajo sigurohet çdo vit, dhe pastaj, deri në momentin që bëhet prokurimi, ndonjëherë ka mungesë dy-tre ditore ose deri në 10 ditë. Do të sigurohet çdo dy vjet, kështu është përfunduar tashmë prokurimi publik, është nënshkruar kontrata me furnizuesin standard, e njëjta gjë për gati 10-15 vjet. Ky është racionalizim dhe mendoj se është më mirë për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata me diabet.” – deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.