Maqedoni
Siljanovska Davkova kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
06.05.2025 10:30
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, beson se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare...

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, beson se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbaheshin së bashku me zgjedhjet lokale nëse Aleanca për Shqiptarët e Taravari, largohet nga shumica aktuale qeverisëse. Sipas Presidentes së vendit, ata që tani po kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare ishin kundërshtarët më të mëdhenj të mbajtjes së tyre kur kishte nevojë për to.
“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhen mbajtur kur institucionet janë të paralizuara, ato nuk mund të funksionojnë, kur shumica e qeverisë është në prag të 61-shit të kërkuar. Është larg kësaj. Në fund të fundit, ka kaluar më pak se një vit. Po, kemi probleme, disa të trashëguara, disa të reja, por shoh që institucionet po merren me të gjitha këto probleme.”, tha presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova.
