Maqedoni
Mexhiti pas takimit Mickoski – Taravari: Buka që thyhet nuk ngjitet
06.05.2025 11:30
Mexhiti ka reaguar pas takimit mes kryeministrit, Hristijan Mickoski, dhe kreut të ASh-së, Arben Taravari....

Zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, ka reaguar pas takimit mes kryeministrit, Hristijan Mickoski, dhe kreut të ASh-së, Arben Taravari. Duke aluduar në atë që Taravari ka shkelur besën dhe fjalën e dhënë, Mexhiti shkruan:
“Kur shkelet fjala e dhënë, është thyer buka. E buka që thyhet nuk ngjitet. As me takime të njëpasnjëshme, as me afate njëmujore, sepse besa nuk është thjesht një zotim, ajo është një garanci nderi, që në histori ka qenë më e fuqishme se çdo dokument ligjor.”, shkroi në fejsbuk zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.
