Botë
Ukraina sulmon Moskën me dronë, mbyllen aeroportet për disa orë
06.05.2025 11:58
Rusia thotë se Ukraina ka nisur një sulm me dron gjatë natës duke synuar Moskën për natën e dytë radhazi....

Rusia thotë se Ukraina ka nisur një sulm me dron gjatë natës duke synuar Moskën për natën e dytë radhazi. Të katër aeroportet kryesore të kryeqytetit u mbyllën për disa orë për të garantuar sigurinë, por më vonë u rihapën, tha agjencia mbikëqyrëse e aviacionit të Rusisë, Rosaviatsia.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobjanin, tha në mediat sociale se të paktën 19 dronë ukrainas ishin shkatërruar para se të arrinin në qytet “nga drejtime të ndryshme”. Ai tha se disa nga mbeturinat kishin rënë në njërën nga autostradat kryesore që të çojnë në qytet, por nuk pati viktima. Ukraina nuk ka komentuar ende. Por, kryebashkiaku i Harkivit tha se Rusia kishte kryer gjithashtu sulme me dronë në qytet gjatë natës, si dhe në zonën e Kievit. Është hera e dytë që Rusia ka raportuar një sulm me dronë nga Ukraina – të hënën, ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se kishte shkatërruar 26 dronë ukrainas gjatë natës.
