Botë

Izraeli godet rebelët Huthi në Jemen

06.05.2025 12:21

Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme ajrore në qytetin portual të Hodeidës në jug të Jemenit...

Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme ajrore në qytetin portual të Hodeidës në jug të Jemenit, duke synuar infrastrukturën e përdorur nga rebelët Huthi.
 
Sipas një deklarate zyrtare, këto goditje erdhën si përgjigje ndaj një sulmi me raketa të ndërmarrë një ditë më parë ndaj aeroportit ndërkombëtar të Tel Avivit, për të cilin përgjegjësinë e morën rebelët Huthi, aleatë të Iranit. 
 
“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë goditur infrastrukturë terroriste që përdorej për transportimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake iraniane drejt Huthive.”, thuhet në deklaratë. 
 
Situata në rajon vijon të tensionohet, ndërsa përplasjet po përhapen përtej kufijve tradicionalë të konfliktit izraelito-palestinez.