Maqedoni
LSDM nuk heq dorë nga protesta, as nga “bombat”
12.05.2015 17:11
LSDM- ja e Zoran Zaevit nuk heq dorë nga protesta e paralajmëruar e 17 majit në Shkup...

LSDM- ja e Zoran Zaevit nuk heq dorë nga protesta e paralajmëruar e 17 majit në Shkup, edhe përkundër situatës së krijuar në Maqedoni. Protesta do të fillojë në orën 14.
Sekretari I përgjithshëm I partisë Oliver Spasovski deklaron se ky është momenti i duhur që qytetarët e gjitha etnive të dalin në protesta për ti dhënë karton të kuq Gruevskit dhe regjimit të tij.
“Bashkarisht ti dërgojmë porosi të qartë Nikolla Gruevskit, njeriut I cili e shkatëroi të tashmen dhe rezikon të ardhmen e vendit, se do të duhet të ik. Të gjithë së bashku të dalim në protesta të qeta kundër skenareve të errëta dhe tentimeve për destabilizim të Maqedonisë. Të dalim të bashkuar kundër dhunës dhe krimit të qeverisë së Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Të bashkuar të kthejmë vlerat europiane dhe paqen në Maqedoni”, tha Oliver Spasovski
Në ndërkohë udhëheqësia e LSDM-së nuk do të pushojnë as me publikimin e “bombave”.
Nuk precizohet se në mesin e audioxhirimeve të cilat do të zbradhen, a do të jenë edhe bisedat e përgjuara për rastin Monstra.
MERAL ISMAILI
