Maqedoni

Plenumi i Studentëve, ndërpret bashkëpunimin me MASH

12.05.2015 17:20

Në shenjë revolte dhe pakënaqësie që dy antarë nga Plenumi studentor janë në mesin e 8 të arrestuarve në MPB...

Në shenjë revolte dhe pakënaqësie që dy antarë nga Plenumi studentor janë në mesin e 8 të arrestuarve në MPB, gjatë protestës së 5 majit, Plenumi miratoi vendimin që të ndërpresë komunikimin  me MASH. 
 
Përfaqësuesit e Plenumi  do të largohen nga grupet punuese, ndërsa Plenumi i profesorëve do të vazhdojë përpilimin e ligjit të ri për arsim sipëror.
 
“Për studentët kjo Qeveri nuk është më legjitime.Në plenumin e mbrëmshëm gjeneral studentët njëzëri votuan daljen nga grupet punuese për përpilimin e ligjit për arsim sipëror dhe ndërprerja të cdo lloj bashkëpunimi me MASH. Plenumi i studentëve konsideron se mënyra e vetme është ti ftojmë të gjithë në protesta të qeta”.
 
“Apelojmë deri te institucionet që të kryejnë me përgjegjësi punën e tyre sepse të gjitha faktet deri më tani që i posedojmë bëjnë të ditur se  ekziston drejtësi selektive dhe studentët janë arrestuar padrejtësisht” , thanë përfaqësuesit e Pleniumit të Studentëve.
 
Studentëve të arrestuar iu është shqiptuar masa e paraburgimit 8 ditor për veprat penale: Pjesmarrje në grup dhe ndalimin e zyrtarëve policor gjatë kryerjes së punës. 
 
Për këtë shkak studentët paralajmërojnë protesta të qeta kundër brutalitetit policor.
 
FLUTURA LATIFI