Izraeli konfirmon ofensivën e re në Gazë
Ushtria izraelite ka konfirmuar...

Ushtria izraelite ka konfirmuar se shumica e popullsisë në Gazë do të zhvendoset gjatë një operacioni të ri në enklavë. Operacioni do të përfshijë një ofensivë të gjerë dhe qindra mijëra palestinezë do të zhvendosen në jug.
Orari ende nuk është përcaktuar saktësisht.
Ushtria izraelite tha se kreu sulme ajrore në portin jemenas të Hodeidah, një ditë pasi rebelët Huthi qëlluan një raketë që goditi një zonë pranë aeroportit kryesor “Ben Gurion” pranë Tel Avivit.
"Qëllimi i operacionit është kthimi i pengjeve tona, përmbysja dhe nënshtrimi i regjimit të Hamasit. Këto janë dy qëllime që janë të ndërthurura. Operacioni do të përfshijë një ofensivë të gjerë që përfshin zhvendosjen e shumicës së popullsisë. Sulmet ajrore të vazhdueshme, eliminimi i terroristëve në zona të tjera do të përsëriten, me qëllim eliminimin e terroristëve dhe shkatërruesve. Ne do të përsërisim modelin e zbatuar në Rafah dhe në zona të tjera.", - deklaroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Efi Defrin.
