VMRO-DPMNE, hipokrizia e LSD-së është në pah

06.05.2025 19:47

Ndaj akuzave të LSDM-së...

Ndaj akuzave të LSDM-së për rritje të çmimeve të produkteve pas skadimit të masës së marzhit të ngrirë,  kundërpërgjigjet VMRO – DPMNE.

“Hipokrizia e partisë LSD është në pah, pasi rriti TVSH-në për rreth 1,500 produkte ushqimore, tani po derdhin lot krokodilli për heqjen e tij. LSD-ja  është ajo që bëri gjithçka për të rritur çmimet e produkteve, që shkatërroi standardin e jetesës së qytetarëve dhe plaçkiti popullin, tani po shtiret hipokritisht se është e shqetësuar. Nëse LSD-ja do të kujdesej për qytetarët dhe standardin e tyre të jetesës, nuk do ta vidhte shtetin dhe nuk do të shkatërronte të gjitha aspektet e jetës shoqërore. Nëse LSD-ja do të kishte politika të mira ekonomike, nuk do të kishte lënë një ekonomi të shkatërruar dhe në rënie të lirë dhe mbi gjysmë milioni qytetarë në kufirin e varfërisë, të cilët i kalojnë ditët me 150 denarë. Kur LSD flet për pagat, nëse nuk janë të informuar, le t’ua kujtojmë. Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka rritur pagat për punonjësit në shëndetësi, ministrinë e brendshme dhe arsim. Në përputhje me ligjin, paga minimale u rrit gjithashtu, ndërsa pensionet e të gjithë pensionistëve u rritën në mënyrë lineare me 5.000 denarë,” -  thonë nga VMRO- DPMNE.