MPB: Kallëzim penal për ish Drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit-Kumanovë
Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër F.A nga Kumanova...

Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër F.A nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar”.
I akuzuari si drejtor i Institucionit Publik Shëndetësor "Shtëpia e Shëndetit"-Kumanovë, gjatë periudhës 2020 deri më 2024, ka lidhur kontrata të paligjshme pune dhe ka bërë punësime pa pëlqim nga Ministria e Shëndetësisë, dhe pa miratim nga Ministria e Financave.
Sipas konstatimeve të Inspektoratit Shtetëror të Punës, drejtori ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për marrëdhënie pune dhe Ligjin për transformim të marrëdhënies së përkohshme në marrëdhënie të rregullt pune.
I akuzuari u ka paguar në mënyrë të paligjshme këtyre personave paga në një shumë totale prej mbi 21 milion denarësh dhe për këtë shumë e kanë dëmtuar buxhetin e Institucionit Publik Shëndetësor “Shtëpia e Shëndetit”-Kumanovë.
