Maqedoni
Deputetet e Kosovës, kërkojnë hetim ndërkombëtar për Kumanovën
12.05.2015 17:25
Kosova është e interesuar për fqinjësi të mirë dhe se Ballkani ka nevojë për paqe dhe për dialog...

Kosova është e interesuar për fqinjësi të mirë dhe se Ballkani ka nevojë për paqe dhe për dialog, ka deklaruar sot kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli .
“Kosova respekton fqinjësinë e mirë, Ballkani ka nevojë për më shumë paqe dhe reflektim të mirëkuptimit dhe të dialogut, por problemet në Maqedoni nuk janë probleme të Kosovës. Atje duhet të ketë më shumë mirëkuptim dhe mirëbesim mes faktorëve politik brenda shtetit të Maqedonisë”, tha Vejseli.
Ndërkohë, deputetet e Kuvendit të Kosovës kërkojnë hetim ndërkombëtarë për atë që ndodhi në Kumanovë.
“Është fatkeqësi e madhe do ta quaj deri kur shqiptarët do të përdoren mish për top, për tu flijuar për interes tw individëve apo grupeve të caktuara prandaj kjo është e pa pranueshme”, thotë Adem Grabovci- PDK
“Na vjen keq për krejt dhunën që po ushtrohet, I thërrasim të gjitha palët për qetësi dhe për përmbajtje.Ndërkohë thërrasim bashkësinë ndërkombëtare që të ndërhyjë dhe që të bëhet një hetim I pavarur, në mënyrë që të gjitha të bëmat atje sidomos në raport me civilët, me fëmijët me grate të bëhen publike dhe të jenë të dhëna të sakta dhe të pavarura” tha Donika Kadaj Bujupi-AAK.
Ligji i cili ndalon përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në konflikte jashtë vendit, duhet të respektohet edhe në rastin e Kumanovës, vlerëson politika zyrtare në Kosovë.
GYLTENE SINANI
