Botë
Kosovë, dështoi për herë të 12-të konstituimi i Kuvendit
07.05.2025 11:34
Për të dymbëdhjetën herë me radhë ka dështuar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës...

Për të dymbëdhjetën herë me radhë ka dështuar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, deklaroi se procesi ka mbetur pa zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.
Ai po ashtu kërkoi nga subjektet politike të propozojnë kandidatët për komisionin zgjedhor për kryetaren e Kuvendit, ndërsa PDK, LDK, AAK, Lista Serbe refuzuan të propozojnë kandidatët. Kësisoj seanca dështoi, subjektet e lartcekura kanë kundërshtuar që votimi i kandidates për kryeparlamentare të bëhet në mënyrë të fshehtë. Seanca do të vazhdojë pas 48 orësh.
