Maqedoni

Siljanovska Davkova mirëpret Milanoviqin: Kroacia është mbështetëse në rrugën drejt BE-së

07.05.2025 11:55

Davkova priti sot me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, priti sot me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq, i cili do të jetë për një vizitë zyrtare në vend. Të dy presidentët patën edhe një takim kokë më kokë, i ndjekur nga një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe kroate.
 
“Kroacia është një mike dhe mbështetëse e sinqertë e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së, partneri ynë i ngushtë në NATO, një aleat i hershëm me të cilin ndajmë marrëdhënie të shkëlqyera politike, pa çështje të hapura dhe një angazhim të fortë për ndërtimin e një rajoni paqësor, të qëndrueshëm dhe të begatë, të integruar në BE. Ne jemi të lidhur nga shumë vlera të përbashkëta dhe një faktor i rëndësishëm unifikues është respekti i ndërsjellë i komunitetit maqedonas në Kroaci dhe komunitetit kroat këtu. Jam e bindur se kjo vizitë do të injektojë energji të re në marrëdhëniet maqedonase-kroate, do të inkurajojë bashkëpunimin dhe do të mundësojë komunikim më intensiv midis autoriteteve shtetërore, komuniteteve të biznesit, institucioneve arsimore, shkencore dhe kulturore, si dhe sektorit civil.”, - deklaroi presidentja, Gordana Silajnovska Davkova.