Maqedoni
Mickoski me thirrje drejtuar policisë: Drejtësia arrihet me polici të pakorruptueshme
07.05.2025 12:12
Mickoski shënoi 7 majin - Ditën e Policisë së Maqedonisë, duke potencuar se detyra e Qeverisë është të sigurojë që drejtësia të vijë përmes policisë profesionale...

Kryeministri Hristijan Mickoski shënoi 7 majin - Ditën e Policisë së Maqedonisë, duke potencuar se detyra e Qeverisë është të sigurojë që drejtësia të vijë përmes policisë profesionale, të pakorruptueshme dhe etike. Sipas tij, policia do të ndjekë penalisht krimet pa marrë parasysh nëse motivohet nga pozita apo nga paratë. Ai njoftoi se do të kishte investime në pajisje, trajnime për policinë.
"Ishte një kohë kur institucionet përdoreshin si mjet për interesa personale dhe politike dhe jo për drejtësi. Mesazhet “do ta rregullojmë” dhe “do t'ju telefonoj” ishin më të forta se ligji. Ajo kohë ka mbaruar. Në këtë vend nuk ka më hapësirë për lidhje dhe nepotizëm. Ligji vlen për të gjithë. Forca e shtetit nuk matet me privilegjet e individëve, madje as të më të fuqishmëve, por edhe të më të margjinalizuarve. Korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk kanë vend në këtë vend.", - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
