Maqedoni
Ambasadorët takojnë Ali Ahmetin, vlerësohet roli konstruktiv i BDI-së gjatë ndodhive në Kumanovë
12.05.2015 17:34
Pas takimit të sotëm me Liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, Ambasadoret e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë...

Pas takimit të sotëm me Liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, Ambasadoret e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe Italisë dhe Francës, kërkuan nga BDI-ja, si pjesë e kualicionit qeveritar, të bartë përgjegjësi për vlerat demokratike dhe principet ne vend.
Ata gjithashtu e vlersuan sjelljen e BDI-së gjatë ndodhive në Kumanovë, si konstruktive dhe shpresojnë që në mënyrë konstruktive do vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Për ne janë të mirseardhura rregullat konstruktive që BDI- ka pas gjatë fundjavës, përfshi këtu edhe takimin në Këshillin Kombëtar të Sigurisë. Shpresojmë që BDI do të vazhdoj në të njejtën mënyrë konstruktive të punojë me të gjitha palët dhe institucionet. Si pjesë e Qeverisë, BDI ndan përgjegjësi për avansimin e vlerave demokratike dhe parimeve ne vend”, dekaroi pas takimit Ernesto Massimono Bellelli, Ambasadori i Italisë në Maqedoni.
Vlerësimi i ambasadorëve është se partitë plitike e kanë për detyrë të ndihmojnë në ndrtimin e institucioneve në shtet, por edhe që të garantojnë hetim të thellë dhe transparen në zbulimet të cilat dalin nga bisedat e përgjuara , të publikuara nga opozita.
“Partitë e kanë për obligim të ndihmojnë në ndërtimin e institucioneve dhe të sigurojnë që zbulimet e publikuara ne bisedat e pergjuara, do të hetohen tërësisht në mënyrë transparente dhe të besueshme”, deklaroi Bellelli.
Ambasadorët shpresojn që BDI do të merr pozicion dhe do ta shfrytëzojë ndikimin që ka p, ër të mirën dhe ardhërinë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
SANIJE KASAMI
