Maqedoni
Shënohet Dita e Policisë, Mickoski: Investime në pajisje dhe trajnime
07.05.2025 14:38
Më 7 maj, Ditën e Policisë, detyra e qeverisë është të sigurojë që drejtësia të vijë përmes policisë profesionale...

Më 7 maj, Ditën e Policisë, detyra e qeverisë është të sigurojë që drejtësia të vijë përmes policisë profesionale, të pakorruptueshme dhe etike, e cila do të ndjekë penalisht krimin pavarësisht nga pozicioni apo paratë, tha kryeministri, Mickoski. Ai tha se policët janë gjithmonë të parët në terren, përballen me sfida, aksidente, situata krize, kërcënime terroriste, përballen çdo ditë me krimin dhe korrupsionin.
"Në këtë vend, nuk ka më vend për lidhje dhe nepotizëm. Ligji vlen për të gjithë. Pushteti i shtetit nuk matet me privilegjet e individëve, madje as të më të fuqishmëve, por edhe të më të margjinalizuarve. Korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk kanë vend në këtë vend.", - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Ministri Toshkovski theksoi se roli ynë është më i përgjegjshëm se kurrë.
"Konteksti modern i sigurisë është kompleks. Ne përballemi me forma të reja krimi, sfida rajonale dhe globale, korrupsion, presione nga migrimi dhe rreziqe në rritje të sigurisë. Roli ynë sot është më i përgjegjshëm se kurrë. Në periudhën e kaluar, ne kemi treguar se dimë, mundemi dhe duhet të veprojmë në mënyrë efikase dhe vendimtare.", - theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski.
Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, theksoi se beson në idenë se policia është mbrojtëse e shtetit dhe se uniforma dhe shenja që mbajnë policët janë simbol i krenarisë, nderit dhe përgjegjësisë, jo i pushtetit.
“Ne po e pozicionojmë fort policinë maqedonase në hartën ndërkombëtare, e kemi ngritur atë në një partner të ndershëm, të barabartë dhe të fortë të agjencive të zbatimit të ligjit nga rajoni, Evropa dhe bota, përmes punës së përbashkët dhe të koordinuar ne kontribuojmë në sigurinë rajonale dhe globale.", - u shpreh drejtori i BSB-së, Aleksandar Janev.
Kryeministri Mickoski njoftoi se në të ardhmen do të bëhen investime në pajisje, trajnime dhe dinjitet.
VLORA LATIFI TOPOJANI
