Maqedoni
BE: Politika të ulet e të fillojë të zgjidhë çështjet me rëndësi
12.05.2015 17:49
Brukseli zyrtar vazhdimisht kërkon zbardhjen e rastit në Kumanovë...

Edhe pse diplomacia europiane ëhstë e përmbajtur në etiketimin e grupit të armatosur, nga Brukseli por megjithatë pohojnë se incidenti edhe më tej e ka thelluar krizën.
Maja Kocianqiq, zëdhënëse e politikës së jashtme të BE-së, nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e korrespodentes së TVM-së në Bruksel, se, nëse EUROLEX që siguron kufirin me Kosovën, është dashur të parandalojë incidentin.
“Nuk jam në gjendje të komentoj në deklaratën që u thirrët. Për atë që biseduam mbrëmë, në asnjë rast nuk kemi kritikuar. Ne përsëri iu bëjmë thirrje liderëve politik të vendit të ulen bashkë dhe të fillojnë me zgjidhjen e cështjeve me rëndësi”, deklaroi Maja Kocinciq - zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së
Edhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bën thirrje për qetësi pas incidentit të armatosur në Kumanovë.
Raportuesi për Maqedoninë në Asamblenë Parlamentare të KE-së, Robert Valter , përmes një komunikate ka kërkuar nga qytetarët që të ruajnë stabilitetin dhe qetësinë ndërsa rekomandon partitë politike të nxjerrin vendin nga kriza e thelluar.
“Ky rast ndodhi pikërisht në kohën kur vendi ballafaqohet me krizë politike serioze. Ju bëj thirrje të gjitha palëve që ta ruajnë qetësinë! Është e nevojshme tiu shmangen konflikteve dhe të parandalohen akte të tjera të dhunës të cilat mund ta dëmtojnë stabilitetin e vendit dhe rajonit”, thuhet në komunikatën e Robert Valter- Raportues për Maqedoni në Këshillin e Evropës
Është në kompetencë të të gjitha partive politike ti tejkalojnë dallimet e thella politike dhe etnike, të cilat akoma janë të pranishme, thuhet në komunikatën e AP të KE-së.
NERMIN MULAKI
