Ligjet që lidhen me reformat, ekspertët: Mos ngecim, pos integrimit, i duhen edhe shoqërisë
Reformat në gjyqësor nuk janë vetëm kushte që duhet plotësuar...

Reformat në gjyqësor nuk janë vetëm kushte që duhet plotësuar në kuadër të Agjendës së Reformave dhe rrugës integruese, por duhen edhe për përmirësimin e vet funksionimit të shoqërisë, ligje për të cilat ditë më parë ministri i Drejtësisë, Filkov, ka thënë se janë përgatitur ose janë në fazën përfundimtare, të cilat gatë verës duhet t’i kalojnë filtrat e Kuvendit.
Sipas njohësve të fushës, ngecje shënon Ligji për pozita të larta menaxhuese, i cili do të ulte ndikimin e partive politike në emërimin e funksionarëve në Administratë Publike. Ekspertët e huaj potencojnë edhe rezistencën e sundimit të ligjit në shoqëri.
“Edhe më tutje injorohet ligji për pozita të larta udhëheqëse, ligj që duhet ta ulë ndikimin e partive politike gjatë emërimit të funksionarëve publikë, pra në punën e Administratës Publike dhe kontrollin mbi administratorët, sepse duhet të sigurohet shërbim më profesional dhe më cilësor.”, - deklaroi Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci.
“Nuk është i mjaftueshëm vetëm sundimi i ligjit, por edhe situata me rezistencën e saj. Këtu nuk shihet vetëm jurisprudenca, po edhe ajo se si ndikon në sistem gjyqësor shoqëria dhe polarizimi i saj. Duhet të gjendet mënyrë për përforcimin e rezistencës së sundimit të ligjit.”, - theksoi Funda Tekin nga Instituti për Çështje Politike në Berlin.
Këto komente u thanë në panel diskutimi kushtuar sundimit të ligjit dhe procesit të integrimit evropian - sfidat dhe mundësitë për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. (Nermin Mulaki - Fejzullahu, TVM2)
