Takohen Sela dhe Ahmeti, Sela: U diskutua për zhvillimet aktuale

07.05.2025 20:44

Në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël në Tetovë...

Në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël në Tetovë, është realizuar një takim mes kryesive të ngushta të BDI-së dhe të ASh-së, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale në skenën politike në vend.

“Natyrisht që ne duhet ti shkëmbejmë informacionet në mënyrë që të jemi vigjilent për të marrë masa në mënyrë që të mos vazhdojë një lojë dhe taktizim, i cili do ti dobësonte pozicionet e shqiptarëve.” – tha Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

Bashkëpunimi i Taravarit me Frontin Evropian? Sela: Fillimisht ti sqarojë dilemat vetë Taravari

I petyr rreth mundësinë që partia e Arben Taravarit të bëhet pjesë e Frontit Evropian, Sela u shpreh se Taravari fillimisht duhet ti sqarojë vetë dilemat e tija.

“Pritni njëherë ti sqarojë dilemat vetë zoti Taravari, pastaj të kem unë përgjigje sepse ndryshon, pastaj shumë shpejtë her thotë një gjë e her tjetër, kështuqë unë nuk i ndjek dot gënjeshtrat e tija.” – deklaroi Sela.  

Ku do të garojë ASH në zgjedhjet lokale? Sela: Po diskutohet brenda koalicionit

Sela njëherit bëri të ditur se ende nuk është bërë ndarja e kandidaturave për zgjedhjet lokale brenda partive të Frontit Europian.

“Është proces e sipër i cili diskutohet, por marrëveshje konkrete akoma nuk ka” – përfundoi Sela.

Sela njëherit thekson se partia e tij është e pozicionuar qartë brenda Frontit Evropian dhe si koalicion janë të interesuar për zgjidhjen e dilemave që janë hapur në vend, siç janë ndryshimet kushtetuese që do të mundësonte zhbllokimin e procesit euro integrues, ndërtimin e mekanizmave për të pamundësuar Gjykatën Kushtetuese të zhbëj ligjet që kanë të bëjnë me interesat e shqiptarëve dhe pamundësimin e ndërtimit të shtetit monoetnik në një shtet multietnik, siç është Maqedonia e Veriut. (Rexhep Qamili, TVM2)