Maqedoni
USHT nënshkruan marrëvehsje bashkëpunimi, me universitetin “Kadri Zeka” nga Gjilani
12.05.2015 18:14
Universiteti Shtetëror I Tetovës dhe Universitetit “Kadri Zeka” nga Gjilani, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi...

Në emër të dy universiteteve, marrëveshjen e nënshkruan , u.d. rektor i Universitetit “Kadri Zeka” Naim Syla dhe prorektori për arsim i Universitetit të Tetovës, Fehari Ramadani.
“Bashkëpunimi do të realizohet mbi bazën e shkëmbimit reciprok të anëtarëve të fakultetit, asistentëve dhe studentëve, me qëllim të realizimit të procesit mësimor, ndonjë projekti shkencor e të ngjashme”, deklaroi Ramadani.
“Me marrëveshjen ndërmjet dy institucioneve të arsimit superior nga Kosova dhe Maqedonia, do të ketë lëvizje të kuadrove mësimor, me qëllim të promovimit dhe organizmit të seminareve, kurseve, konferencave, projekteve kërkimore-shkencore të përbashkëta ose ndaras, udhëheqje dhe vlerësime të temave master dhe të doktoratës etj”, tha Syla pas nënshkrimit.
Sipas marrëveshjes do të ketë organizime të përbashkëta mes Universiteteve, si ligjërata të profesorëve mysafirë, konferenca shkencore, shkolla verore, etj. Gjithashtu, do të mundësohet qarkullim të botimeve, si tekste universitare, revista shkencore, fletushka pedagogjike etj., si dhe çdo aktivitet tjetër i cili konsiderohet me interes për palët.
