Maqedoni
Parashikimi i motit
08.05.2025 09:09
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë e fortë nga jugperëndimi. Pasdite do të ketë raste të izoluara të paqëndrueshmërisë me shira të rrëmbyeshëm, stuhi dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 12°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20 deri në 28°C.
Në Shkup, mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të ulet në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27°C.
