Rajon
LDK-ja sot dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit
08.05.2025 11:26
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 13:15 do të dorëzojë kallëzim penal...

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 13:15 do të dorëzojë kallëzim penal për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-kryeministrit Kurti dhe ish-ministrave, të rizgjedhur deputetë”.
LDK-ja njoftoi se kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë. Sipas kësaj partie, Albin Kurti dhe deputetë të LVV-së po e ushtrojnë në mënyrë joligjore mandatin e kryeministrit dhe ministrave, edhe pasi janë zgjedhur deputetë. Nënkryetarja e kësaj partie, Hykmete Bajrami, ka thënë më herët se nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve më 27 mars, i bie se “qytetarë të thjeshtë kanë marrë vendime në ndërtesat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.
