Maqedoni

Kocevski: Hetimi nuk do të prolongohet

08.05.2025 11:40

Prokurori publik shtetëror, Lupço Kocevski, bën të ditur se hetimi për tragjedinë në diskotekën “Puls” vazhdon...

Prokurori publik shtetëror, Lupço Kocevski, bën të ditur se hetimi për tragjedinë në diskotekën “Puls” vazhdon, nuk ka selektivitet  dhe nuk parashihet prolongimi i tij. Sipas tij, në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar ka procedurë kundër 15 personave, ndërsa hetimi është në zhvillim e sipër.

“Nuk ka selektivitet, as nuk do të ketë. Deri në përfundim të hetimit mundet lista të zgjerohet, por kjo varet nga dëshmitë dhe faktet që sigurojnë prokurorët publikë. Duke pasur parasysh dinamikën e tashme, hetimi nuk do të prolongohet. Një pjesë prej prindërve janë pranuar dhe ne sqaruam rrjedhën e procedurës, ndërsa për ata prindër që nuk kanë qenë prezent, nuk e di. Edhe një herë po bëj thirrje publikisht që në ueb-faqen tonë mund të gjithë të sigurojnë dëshmi për ngjarjen, ndërsa ne mund t’u garantojmë se të dhënat nuk do të jenë në dispozicion për opinionin.”, - deklaroi prokurori publik shtetëror, Lupço Kocevski.