Rabotniçki luan në Evropë, Shkëdija fiton titullin e pestë kampion
08.05.2025 12:34
Nuk ka më pritje, “kuqezinjtë” tetovarë janë rikthyer zyrtarisht si kampionë të Maqedonisë në futboll pas tre sezoneve....

Nuk ka më pritje, “kuqezinjtë” tetovarë janë rikthyer zyrtarisht si kampionë të Maqedonisë në futboll pas tre sezoneve. Zyrtarizimi ka ardhur si “dhuratë” nga Tetova, 180 minuta para fundit të kampionatit, atje ku Shkëndija vendase ka fituar 2:1 me Rabotniçkin që vraponte pas daljes në Evropë. Sa i përket ndeshjes ajo u vendos nga gola e shënuar nga Latifi dhe Fabrice dhe tashmë Shkëndija, është katër pikë para Sileksit me të cilët luan edhe në shtëpi.
Në dy ndeshjet e tjera të kësaj të mërkure, Brera fitoi 4-3 në Strumicë ndaj Shkupit, ndërsa Tikveshi minimalisht 1:0 e mundi Besën. Të martën Vardari - Struga u mbyll pa gola. Ky rezultat më shumë i konvenoi skuadrës nga Parku I qytetit, të cilët pas shtatë viteve do të luajnë në Evropë. Shkëndija me statusin e kampionit do të luaj në eliminatoret e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm. Sileksi e Rabotniçki po ashtu dhe biletën e katërt evropiane do ta prejnë Vardari – Struga TL që do përballen në finalen e Kupës.
Më shumë se sa për Europë, diskutimi në dy javët e fundit bëhet për të shmangur zonën “play out”. Kjo është në gare treshe, pasi të rrezikuar janë edhe fituesit e kupës në fuqi. Tikveshi, Besa dhe Brera do të përpiqen në 2 javët e mbetura të shmangin vendin e 10-të. Kjo është një dilemë e cila pritet të marrë një përgjigje që në këtë javë pasi kalendari përball Tikveshin me Shkupin dhe Brerën me Strugën, të dyja në transfertë. Besa ka një bonus më shumë pasi këtë javë mer pikët në tavolinë. Në javën e fundit, Besa luan në transfertë përballë Pelisterit, Brera kundër Rabotniçkit në Strumicë ndërsa Tikveshi pret Struga T.L në Kavadar. (Gazetar: Safet Ademi)