Arsenali mbetet pa asnjë trofe, PSG-ja në Munich luan për trofeun e parë kampion

08.05.2025 12:35

Pas fitores së ngushtë në Londër, skuadra e Luis Enrique mundi 2-1 Arsenalin...

Pas fitores së ngushtë në Londër, skuadra e Luis Enrique mundi 2-1 Arsenalin në ndeshjen e kthimit të mërkurën në mbrëmje dhe rezervoi vendin në aktin final të turneut të planifikuar për 31 maj në Mynih. Elimini në ½ për skuadrën e Asenalit, ka vulosur edhenjë sezon pa trofe për Arsenalin. Këta jo që mbetën pa trofe tek kampionët por edhe në futbollin anglez nuk ia dolën të fitojnë asnjë trofe. Vetëm dy skuadra në historinë e Ligës së Kampionëve, që pasi kanë humbur ndeshjen e parë në shtëpi ia kanë dalë të luajnë në finale. Ajax kundër Panathinaikos në sezonin 1995/96., si dhe Tottenham kundër Ajax-is në sezonin 2018/19. Arsenal shpresonte se do të bëhet skuadra e tretë.
 
Kur jemi tek historia, skuadra spanjlle Real Madrid, ka më shum trofe të fituara në evropë gjithsej 15 tituj kampion. Në pozitën e dytë është Milan me 7, ndërsa Bayern Munich dhe Liverpool kanë nga 6 tituj, Barcelona ka 5. Finalistët e sivjem  Interi, ka tre trofe kampion, ndërsa PSG-ja, ende është në pritje të titullit të parë.  Gjithsej 23 skuadra kanë fituar titullin e kampionit. Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve me 31 maj do të luhet në Muich. (Gazetar: Safet Ademi)