Giro d’Italia 2025 nis të premtën nga nga porti i Durrësit
08.05.2025 12:36
Giro d’Italia, me edicionin e saj të 108-të, tashmë është gati për start...

Giro d’Italia, me edicionin e saj të 108-të, tashmë është gati për start. Në një prezantim spektakolar në Sheshin “Skënderbej”, është bërë prezantimi i 23 skuadrave pjesëmarrëse, të cilat do të sjellin në pedalim mbi 180 çiklistë. Jo vetëm ekipet, por janë prezantuar dhe katër fanellat, teksa më kryesorja është ajo rozë që do të jepet për fituesin e 108-të. Mungon fituesi i edicionit të kaluar Pogaçar, por pretendenti kryesor mbetet Rogliç, së bashku me skuadrën e tij RedBull Bora Hansgroh. Ka dhe ekipet të tjera pretendente si Movistar, apo Kuik-Step, e pse jo dhe kandidatë të tjerë si individ.
"Jam i emocionuar që do të garoj. Do ta shfrytëzoj mundësinë me të dyja duart me këtë ekip të shkëlqyer.", tha Thomas Pidcock.
"Është një garë historike dhe është për të ardhur keq tani mund të arrij në këtë garë. Mezi pres ta shfrytëzoj këtë mundësi. Do të jetë një sfidë e madhe.", tha Wout Van Aert
"Thjesht të gjithë ne duam që të tregojmë më të mirën tonë. Në fund të fundit, kjo është e gjitha që mund të bëjmë. Kjo është arsyeja pse jemi këtu. Kjo është diçka që po kërkojmë.", tha Primoz Roglic.
Nga 9 maji gjithçka do të jetë për Giro d’Italia, ndërsa të premten nis nga Porti i Durrësit. Në Shqipëri, do të zhvillohen tri etapa, ku ajo e dytë do të zhvillohet në Tiranë, një kronometër individual (13.7km e gjatë). Ndërsa etapa e tretë do të jetë në Vlorë, teksa do të garohet përgjatë bregdetit. Giro d’Italia, me 1 qershor, do të përfundojë në Romë pas 21 etapash. (Gazetar: Safet Ademi)