Oklahoma barazon me Devnerin, New York i gëzohet fitores së pestë në transfertë
08.05.2025 12:39
Basketbollistët e New York Knicks, në kuadër të mbiluajtjes së këtij sezoni iu kanë gëzuar fitores...

Basketbollistët e New York Knicks, në kuadër të mbiluajtjes së këtij sezoni iu kanë gëzuar fitores së pestë resht në transfertë dhe në këtë mënyrë kanë vendosur rekor dtë ri sa iu përket rekordeve të tyre. Këta me rezultatin 91-90 I mundën kampionët në fuqi Boston Celtics dhe avansuan me 2:0 në serinë prej 4 fitoreve nga 7 ndeshje. New York Knicks, ia dolën të kthehen në lojë pasi një ngecje prej 20 pikëve në pjesën e dytë. Me 23 pikë, më i spikatur në radhët e New York Knicks, ishte Josh Hart, ndërsa Brunson u ndal në 17, por ai shënoi në dy minutat e fundit të ndeshjes shënoi të gjitha 6 pikët e mysafirëve.
Në radhët e kampionëve nga 20 pikë shënuan Jaylen Brown dhe Derrick White. Ndeshja e tretë në program është të shtunën dhe luhet në New York. Skuadra më përpjestimin më të mirë në sezonin e rregullt Oklahoma City me fitoren e lartë 149-106 në ndeshjen e dytë të “play offit”, ka barazuar në 1:1 serinë e fitore në përballjet me Denver Nuggets. 149 pikët e shënuara është arritja më e madhe e Oklahoma City, në ndeshjet e balotazhit.
Tetë basketbollist shënuan më shumë se 10 pikë, ndërsa ata në parket u drejtuan nga Shai Gilgeous-Alexander që ndeshjen e përfundoi me 34 pikë. Dy ndeshjet e radhës mes këtyre dy skuadrave do të luhen në Denver, ndërsa e para në natën mes të premtes dhe të shtunës. (Gazetar: Safet Ademi)