Botë

Tërmeti me magnitudë 5.0 godet Iranin

08.05.2025 12:47

Një tërmet me magnitudë 5 ballë i shkallës Rihter goditi qytetin Zeman Abad në provincën Semnan në Iranin verior të enjten në mëngjes....

Një tërmet me magnitudë 5 ballë i shkallës Rihter goditi qytetin Zeman Abad në provincën Semnan në Iranin verior të enjten në mëngjes.
 
Sipas një deklarate nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit, tërmeti me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter, epiqendra e të cilit ishte qyteti Zeman Abad në provincën Semnan, u regjistrua në orën 08:53 sipas orës lokale.