Vlorë, hapet Aeroporti i ri Ndërkombëtar

08.05.2025 19:25

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës...

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës sot u ul avioni i parë që e certifikoi atë zyrtarisht.

Aeroportin, kryeministri Rama, e quajti portën hyrëse të jugun e Shqipërisë që pritet t’i japë një zhvillim të madh ekonomik dhe turistik zonës, ndërsa ambicie janë fluturimet transoqeanike.

“Ambicia u rrit, sepse u rrit Shqipëria dhe imazhi e interesi për Vlorën dhe gjithë jugun e vendit. Aeroporti ka përmasën e kësaj ambicie të rritur. Punësimi i mbi 1.000 njerëzve në të gjithë këtë territor. Do të ketë nevojë për krah të madh pune.”, - deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ky investim, sipas Ramës, së bashku me projektin në ishullin e Sazanit do t’i japin Shqipërisë një hov të madh zhvillimi.

“Ambicia është zhvillimi në të gjithë ishullin e Sazanit dhe territorit përballë të krijojë një magnet për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë dhe një mjet të ri për të tërhequr turistët që shpenzojnë shumë.”, - theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Nga Vlora, kryeministri Rama bëri të ditur se së shpejti do të rinisin fluturimet edhe nga aeroporti i Kukësit, pasi është regjistruar kompania e parë shqiptare.

Avioni i dytë që zbriti në pistën e Vlorës ishte ai i biznesmenit Behgjet Pacolli, kompania e të cilit ka ndërtuar veprën aeroportuale. (Luljeta Ndoka, TVM2)