Maqedoni
Parashikimi i motit
09.05.2025 08:49
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell....

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, ndërsa pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu, të shoqëruara lokalisht me bubullima. Reshjet do të jenë më të bollshme, veçanërisht në pjesët jugore ku do të bien nga 20 deri në 30 litra për metër katror, dhe në pjesët e tjera nga 10 deri në 15 litra për metër katror.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 4 deri në 11°C, ndërsa maksimale do të arrijë nga 19 deri në 26°C.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë deri mesatare nga veriu. Do të ketë reshje shiu drejt fundit të ditës dhe gjatë natës.
Temperatura minimale do të bjerë në 8°C, ndërsa maksimale do të arrijë në 25°C.
