Maqedoni

Vrasje me armë zjarri në Shtip, autori i krimit u arrestua nga policia

09.05.2025 11:11

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmë rreth orës 21:25 kanë marrë raportimin për gjuajtje me armë...

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmë rreth orës 21:25 kanë marrë raportimin për gjuajtje me armë në një kafene në sheshin e qytetit të Shtipit, Sipas MPB-së, është shtënë në drejtim të shtetasit turk, E.O. 25 vjeç nga Turqia, i cili ka ndërruar jetë rreth orës 22:10 në spitalin e Shtipit.
 
“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, përfshirë përdorimin e dronit, në afërsi të pikës së pagesës “Milladinov”, zyrtarët policorë kanë arrestuar K.K. (21) nga Republika e Turqisë, i cili dyshohet se është autor i krimit, si dhe A.H.(22), T.M. (22), O.M. (29) dhe A.O. (28), të gjithë nga Republika e Turqisë, me dyshimin se i kanë ndihmuar K.K. për të ikur nga vendi. Përkatësisht, në orën 22:15, në pikën e pagesës “Miladinov”, në aksion të përbashkët të SPB-Shtip, SPB-Shkup dhe policisë së trafikut, është ndalur vetura e udhëtarëve BMW me targa të Shtipit, në të cilën ndodheshin A.H., T.M., O.M. dhe A.O., ndërsa A.H. tentoi arratisjen, ndërsa të tjerët janë privuar nga liria. Menjëherë pasi janë marrë masa, ai dhe autori K.K. janë gjetur dhe privuar nga liria.”, thonë nga MPB.