Rajon
Kosovë, seanca konstituive dështoi për herë të 13-të, partitë refuzojnë votimin e fshehtë
09.05.2025 11:31
Për të 13-ën herë me radhë ka dështuar mbajtja e seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës...

Për të 13-ën herë me radhë ka dështuar mbajtja e seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila u zhvillua sot në Prishtinë. Edhe pse në sallë ishin të pranishëm 113 deputetë, përplasjet rreth procedurës së votimit vazhduan të bllokojnë formimin e komisionit për votim të fshehtë.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njësoj si në dy seancat e mëparshme, kërkoi që të votohet përmes një procesi të fshehtë, duke ftuar partitë që të propozojnë anëtarët për komisionin votues. Por, propozimi i tij u refuzua nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të cilat nuk propozuan asnjë emër, duke u thirrur në kundërshtimin me rregulloren e Kuvendit. Kryesuesi Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të dielën në orën 10:00.
