Botë
Papa Leo XIV do të mbajë sot meshën e parë
09.05.2025 11:38
Përderisa ende nuk kanë kaluar 24 orë, që kur tymi i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistinë...

Përderisa ende nuk kanë kaluar 24 orë, që kur tymi i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistinë, duke treguar se ishte zgjedhur një papë i ri, Papa Leo XIV do të mbajë Meshën e tij të parë.
Papa Leo XIV është amerikano-veriori i parë që është zgjedhur si udhëheqës i Kishës Katolike. Në fjalimin e tij të parë të mbajtur si Papë, ai foli në anglisht, spanjisht dhe italisht duke përçuar mesazh për “paqe dhe unitet”. Katolikët dhe liderë nga e gjithë globi janë duke vazhduar të ndajnë urimet për papën e ri, përfshirë edhe presidenti amerikan, Donald Tramp, i cili e cilësoi zgjedhjen e tij si një “nder të madh”. Nëse Papa Françesku ishte Papa i Popullit, atëherë Leo XIV duket se është gati të jetë Papa i Punëtorëve.
