Maqedoni
Një i vdekur nga zjarri në depon e "Merkator" në Lubjanë
12.05.2015 19:15
Një person e ka humbur jetën në një zjarr të madh që shpërtheu sot paradite në deponë e rrjetit tregtar slloven "Merkator"...

Një person e ka humbur jetën në një zjarr të madh që shpërtheu sot paradite në deponë e rrjetit tregtar slloven "Merkator" në lagjen periferike të Lubjanës, Zalog, i cili ndërkohë u lokalizua.
Komandanti i zjarrfikësve të Lubjanës, Tomazh Kuçiq tha se nga zjarri një nga punonjësit në "Merkator" ka humbur jetën. Nga zjarri lëndime ka pësuar edhe një person tjetër, i cili është hospitalizuar.
Zjarri shkatërroi depon qendrore për prodhime të freskëta, mish, fruta dhe perime.
Në shuarjen e zjarrit disaorësh kanë marrë pjesë rreth 180 zjarrfikës. Tani për tani nuk është i njohur shkaku i zjarrit, si dhe madhësia e dëmit./mia
